“Don Diego” s’mbaron kurrë, jep edhe një herë tjetër dorëheqjen

Ish-futbollisti legjendar argjentinas Diego Armando Maradona (57 vjeç) e përfundoi pa lavdi episodin e tij të dytë në Emiratet e Bashkuara Arabe me ekipin e kategorisë së dytë, Al Fuxhairah. Ky ekip që drejtohet nga “Don Diego”, në raundin e fundit, nuk arriti më shumë se barazimi 1-1 kundër ekipit Al Kalejo dhe me këtë rezutat ai zuri vendin e 3-të, mbas ekipit Al Itihad që ka po aq pikë, por golavarazh më të mirë. Maradona, menjëherë, mbas ndeshjes së lartpërmendur, dha dorëheqjen si trajner i Al Fuxhairahut, të cilin ai e mori përsipër në maj të vitit të kaluar.

Për këtë argjentinas të famshëm, ky ishte angazhimi i dytë profesionist në Emirate, mbas atij me ekipin Al Vasl, në krye të të cilit ai qëndroi një vit. Më parë, Maradona ka qenë trajner i ekipit përfaqësues të Argjentinës gjatë viteve 2008-2010.

Sfidanti.al