Robert Levandovski ka nje mbrojtes te rendesishem te Bajerni i Mynihut per rendimentin e tij ne ndeshjet e Liges se Kampioneve ku ai nuk shenon qe nga 20 shkurti. Behet fjale per Shefin Ekzekutiv te klubit bavarez Karl Hajnz Rumenige ndersa foli per median ne aeroportin e Mynihut kur Bajerni mori udhetimin drejt Madridit per ndeshjen me Realin.
‘Mua dhe drejtuesve te tjere te Bajernit na duket qesharake kjo polemike-tha Rumenige-ka shenuar 39 gola ne kete sezon. Ne jemi te kenaqur qe e kemi ketu dhe per faktin se ai do te jete me ne edhe sezonin tjeter. Levandovski eshte nje makine golash dhe shpresoj qe ne ndeshjen me Realin ai te jete ne diten e tij me te mire’.
Sfidanti.al