Salah ne ‘lufte’ me Federaten, rrezikon Boterorin

Mohamed Salah i ka shpallur lufte Federates Egjiptiane te Futbollit diçka qe mund t’i rrezikoje pjesemarrjen ne Boterorin e Rusise.  Dhe e gjithe kjo per faj te nje sponsori. Sulmuesi i Liverpulit eshte imazhi i kompanise celulare Vodafone ndersa perfaqesuesja egjiptiane ka sponsor kompanine rivale WE dhe Federata po perdor imazhin e tij ne spote e reklama.

Vete Salah ka deklaruar se nuk i vjen mire per trajtimin qe po i behet, nderkibe qe agjenti i tij e ka hapur perfundimisht kete ‘lufte’ qe per momentin nuk duket se nuk ka nje fund te lumtur. Rami Ibas nepermjet rrjetit social Twitte ka bere perditesimet ne lidhje me kete çeshtje duke bere te ditur se ka biseduar edhe me Ministrin Egjiptian te Sporteve por pa marre asnje pergjigje. Nderkaq ne Egjipt ka nisur nje fushate te gjere ne rrjetet sociale ne mbeshtetje te idhullit te tyre.

Krijohet nje situate e tille qe gjithsesi veshtire te zgjidhet ne menyren me ekstreme pasi nuk eshte ne interesin e askujt. Salah kerkon te jete ne  Boteror, Federata Egjiptiane nuk mund te beje dot pa te, ndersa kompania WE rrezikon nje bojkot qe do t’i kushtoje shume.

Sfidanti.al