Këshilla e Valverdes; Të mos gënjehemi, Iniesta nuk zëvendësohet

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, e pranon se largimi i mesfushorit të shkëlqyer, Andres Iniesta, do të lejë një boshllëk të madh në ekipin katalonjas. Iniesta, sikurse dihet, luajti vite të gjata me Barçën, duke fituar me të të gjithë trofetë e mundshëm, por, tani, erdhi fundit dhe ai po bëhet gari që të largohet, ndoshta, edhe në Kinën e largët, sikurse thotë shumëkush.

“Unë bisedova me Andresin, por, sidoqoftë, nuk kam ndonjë gjë të rëndësishme për të thënë. Por, megjithatë, ne nuk duhet ta gënjejmë veten, sepse ai është një futbollist që nuk zëvendësohet. Vështirë se ne do të mund të gjejmë ndonjë tjetër të ngjajshëm me të”, deklaroi trajneri i Barcelonës, Valverde.

Sfidanti.al