Interi e ka me arbitrin, me Juventusin dhe me… gazetarët e medias  !

Nuk po ulen tensionet që shkaktoi derbi i jashtëzakonshëm në Milano mes Interit dhe Juventusit, në të cilin ekipi torinez fitoi 2-3, duke e përmbysur rezultatin nga 2-1 në 2-3 brenda pesë minutave të fundit. Duelin, veç një kartoni të kuq, e shënuan edhe dy autogolat dhe jo pak vendime të diskutueshëm të gjyqtarit, ne të cilët u përfshi edhe sistemi VAR (Video Asisstance Referee). Zemërimi në radhët e Interit, mbas ndeshjes, ishte kaq i madh, saqë futbollistët e tij refuzuan të ndalonin dhe t’u përgjigjeshin pyetjeve të gazetarëve, sikurse ndodh zakonisht, në zonën miks të stadiumit.

Pjesëtari i përfaqësueses kroate, Marselo Brozoviç, lotët e të cilit i kapën edhe kamerat, ishte i vetmi që iu drejtua tifozëve përmes profilit të tij në Instragram: “Interi nuk humbi. Ne dhamë zemrën dhe shpirtin tonë. Rezultati varet nga diçka që nuk ka lidhje me performancën tonë”, shkroi Brozoviçi.

Sfidanti.al