Ronaldo: Junajtidi nuk bëri asgjë që të fitonte..e bëri Juventusi!

Kristiano Ronaldo është shumë i zhgënjyer mbas humbjes 1-2 të Juventusit në Torino ndaj Mançester Junajtidit që, sipas tij, nuk bëri asgjë gjatë lojës që ta fitonte ndeshjen. Siç dihet, “djajtë e kuq” e përmbysën rezultatin 1-0 në pesë minutat e fundit, duke shënuar dy gola të vonshëm dhe duke e fituar ndeshjen që, në fakt, nuk ishte shumë tërheqëse.
“Liga e Kampioneve është një konkurrim i veçantë, ku ju duhet të fitoni dhe asnjëherë nuk duhet ta lejoni veten që të relaksoheni, pasi gjithçka mund të ndodhë”, vuri në dukje Ronaldo mbas ndeshjes, duke shtuar:
“Ne e dominuam ndeshjen gjatë 90 minutave, kishim shumë shanse dhe mund ta kishim zgjidhur çështjen e ndeshjes disa herë, por ne u relaksuam dhe u ndëshkuam. Mançester Junajtidi nuk bërë asgjë që ta fitonte ndeshjen. Sidoqoftë, ishim ne që ua dhuruam atyre fitoren”.
Sfidanti.al