Inter, Agustina si i fejuari i saj Lautaro, fiton zemrat e tifozëve

Lautaro Martinez po ambientohet shumë shpejt me Interin edhe pse është bërë pjesë e kësaj skuadre vetëm në javët e fundit. Këtë e tregojnë fare mirë goli që ai shënoi në ndeshjen me Kaljarin si dhe kontributi i dhënë në golin e shënuar nga Ikardi në sfidën me Barcelonën që mbyllur në barazimin 1-1.

Por futbollisti argjentinas nuk është i vetëm në këtë aventurë të tij në kampionatin italian. Në fakt ai ka sjellë me vete edhe të fejuarën e tij Agustina Gondolfo që duket se i ka fituar shumë shpejt simpatinë e zemrat e tifozëve zikalër. Modelja argjentinase nuk ngurron aspak që të gëzojë ndjekësit e saj në rrjetet sociale duke postuar foto të saj që janë vërtet sensuale.

sfidanti.al