Pas Zemanit, ja një holandez që flet për dopingun e Juves

Nuk e jep të sigurt, por gjithsesi e dyshon dhe e mendon. Njëri nga drejtuesit në klubin e Ajaksit të vitit 1996, thotë se Juventusi i finales së Championsit atë sezon ishte “ndoshta, paksa me doping”. David Endt (në foto, i pari majtas) tha vetëm këto fjalë (të tjerat ishin sportive), por nga Torino erdhën menjëherë reagimet. Lojtarët e Juventusit i thanë se duhet t’i vijë turp për dyshimet dhe fjalët që nxorri nga goja, veçse kjo nuk është hera e parë që bardhezinjtë e asaj kohe vihen nën akuzë.

Zdenek Zeman, trajneri i famshëm i futbollit sulmues (edhe pse me skuadra të vogla, përgjithësisht), lëshoi batutën në ato vite se “lojtarë si Viali apo Del Piero kanë ndryshuar shumë fizikisht, u lumtë, nuk i kam parë kurrë më parë kështu”, ndërsa këshilloi po me kunj që “i them Luçiano Moxhit të kalojë më shumë kohë në fushë sesa në laboratore”. Në atë kohë nuk pati hetime apo rezultate për dyshimet, vështirë të ketë edhe këtë herë.

Sfidanti.al