Në vendin e parë është njeriu që ka shënuar më shumë gola në karrierë, se të gjithë lojtarët e sotëm të Premier Ligës. Kun Aguero është pretendenti kryesor për Këpucën e Artë në Angli, duke kryesuar renditjen me 18 gola, veçse gara duket më e fortë se kurrë. Mohamed Salah, Pjer Emerik Obamejang, Sadio Mane dhe Harri Kejn janë vetëm 1 rrjetë prapa argjentinasit, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Rahim Stërling, është 3 gola pas.
Salah ishte fituesi i vjetshëm duke lënë pas Harri Kejnin, ndërsa kuota totale ishte më e lartë, pasi egjiptiani i Liverpulit kishte 32 rrjeta, ndaj 30 të anglezit të Totenhemit. Këtë sezon, gara për Këpucën e Artë i ngjan pak asaj për titullin, pasi Mançester Siti dhe Liverpuli kanë nga dy pretendentë. Për momentin, në formën më të dobët është Salah që ka 7 ndeshje pa shënuar, ndërsa Aguero e Mane janë shumë mirë. Mane ka 7 gola në 5 ndeshjet e fundit.
Sfidanti.al