Shqetësimi i tij i parë është që t’i sigurojë yjet e tij të rinj, se ai ka besim të plotë tek ata. Trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, është në një moment shumë delikat të karrierës, por më shumë shqetësohet për imazhin e skuadrës, tashmë të mbushur me shpresa të reja. “Ne jemi përballë një kohe të re, dhe një sfide të re, – tha trajneri që ka 13 vjet në stol, – duhet që lojtarët të kuptojnë se unë besoj 100 për qind tek ata”.
Shqetësimi kryesor ka të bëjë me paraqitjen dhe rezultatin në ndeshjet ndaj Serbisë (miqësore) dhe në Holandë (eleminatore Europiani). “Duhet t’u japim mundësinë që të rriten, të përmirësohen, të marrin përgjegjësi, por edhe që të piqen, pasi do të kenë mundësi të ndreqin gabimet që do të bëjnë”, – saktësoi më tej Lëvi.
Vetëm 4 lojtarë të sotëm kanë 30 apo më shumë ndeshje në kombëtare. Të tjerët janë shumë të rinj, si Niklas Shtark mbrojtës nga Herta e Berlinit, Julian Brant një lojtar ofensiv që vjen nga Leverkuseni, Marsel Halstenberg është pjesë e Lajpcigut, Tilo Kehrer, organizatori Kai Haverc, Maksi Egeshtajn apo mbrojtësi Klosterman.
Sfidanti.al