Mustafi ka parë ëndërr, apo Bajerni mund të eliminohet

Shqiptari Mustafi ka deklaruar që Arsenali ka fuqi për të eliminuar Bayernin nga Liga e Kampionëve.

“Është hera e parë për mua, por e di që Bayerni ka eliminuar Arsenalin gjatë viteve të fundit. Ne e dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë, por po ashtu e dimë që nëse do ta shfrytëzojmë potencialin tonë, mund ta mposhtim Bayernin”, deklaroi Mustafi për “Sky Sports News Deutschland”, përcjellë “lajmi.net”.

Mustafi theksoi po ashtu që në ndeshje të tilla, dallimin e bëjnë detajet.

Ai pritet të jetë startues në qendër të mbrojtjes.