Armtrong sërish në telashe, gjykata i kërkon 100 milionë dollarë

Ish kampioni i madh i çiklizmit, Lens Armstrong, i përjashtuar përjetë nga sporti në vitin 2012, për shkak të përdorimit të dopingut gjatë karrierës së tij, duket se ende nuk ka gjetur qetësi. Kur kanë kaluar vite nga dënimi i marrë, Armstrong duhet të përballet edhe me një gjykatë në Kolumbia, e cila i kërkon ish-kampionit afërsisht 100 milionë dollarë dëmshpërblim, duke e akuzuar se ka mashtruar Shtetin Amerikan, pasi sponsorizohej nga US Postal Service, shërbimi publik postar i SHBA-ve.

Lance Armstrong i ka konsideruar këto akuza si të pabazuara, pasi shteti nuk është penalizuar sipas tij, madje ka përfituar nga ky akord sponsorizimi, por gjykatësi Kristofer Kuper e ka hedhur poshtë këtë argumentin, duke  saktësuar se dëmi që i është shkaktuar Shtetit Amerikan mund të gjykohet vetëm nga një juri dhe nga askush tjetër. Vlen të kujtohet, se US Postal Service i ka paguar më shumë se 32 milionë dollarë Tailwind Sports Corporation, skuadrës çiklistike ku bënte pjesë Armistrong.

Sfidanti.al