Në Formula 1 janë tre pilotë që qëndrojnë shumë lart të tjerëve, jo përsa i përket nivelit, por për të ardhurat që derdhin në llogarinë e tyre në fund të çdo viti. McLaren ka qenë në rënie konstante gjatë dy sezoneve të fundit, por Fernando Alonso, pavarësisht gjithçkaje vazhdon të mbetet piloti më i paguar në këtë sport. Janë publikuar pagat që do të përfitojnë pilotët në vitin 2017 dhe në vendin e parë qëndron dyherë kampioni i botës, spanjolli Alonso, i cili nuk ka rivalë, pasi përfshirë edhe bonuset, arkëton plot 37,7 milionë euro në sezon.
Menjëherë pas tij pozicionohet Luiss Hamilton, i cili megjithëse ka fituar më shumë në pistë dhe vazhdon të jetë konkurues me Mercedesin e tij, përfiton 29,2 milionë euro, pa përfshirë bonuset në rast të arritjes së objektivave. Vetëm 900 mijë Euro më pak se Hamilton arkëton gjermani tjetër, Sebastian Fetel te Ferrari, duke u pozicionuar i treti në këtë klasifikim special.