Cështja San Siro,kryebashkiaku I Milanos: gati t’ia lëmë Interit e Milanit

Kryetari I Bashkisë së Milanos, Xhuzepe Sala ndërhyn sërish në cështjen e stadiumit të sSan Siros, por këtë radhë duke I hapur rrugë shitjes së tij.

‘Në këtë pikë, ekzistojnë vetëm 2 hipoteza; një stadium I ri në San Siro, ose një stadium në Sesto San Xhovani-tha Sala-unë do të shtoja edhe një hipotezë të tretë, ne jemi gati ta shesim San Siron.Janë klubet që do të vendosin sigurisht duke parë interesat e tyre të ligjshme, atë që u leverdis të bejnë, por edhe me synimin për ofruar të gjitha mundësitë e tyre’.

‘Sigurisht Bashkia nuk kërkon të bëjë para me San Siron-vijoi më tej Xhuzepe Sala-jemi gati të bëjmë një vlerësim me një ent të tretë që të na thote se sa vlen ky stadium, një vlerë kjo që mund të shkojë deri në 70 milionë Euro. Nuk kemi asnjë lloj interesi të spekulojmë me San Siron. Klubet do të bëjnë zgjedhjen e tyre nëse preferojnë të ndërtojnë një stadium të ri, atëherë do të arsyetojmë për gjithcka’.

Përsa I përket mundësisë së ndërtimit të stadiumit të ri në Sesto San Xhovani, Xhuzepe Sala tha: ‘Sigurisht nuk është një zgjedhje që na pëlqen, por po flasim për 2 klube private që kanë interesin e tuyre legjitim për të bërë edhe dicka të tillë. Ajo që ka rëndësi është që të merret sa më shpejt një vendim pasi ky debat rrezikon të zgjasë për shumë kohë, por ne ofrojmë bashkëpunimin e plotë për cdo mundësi’.

Sfidanti.al