Nejmar? Jo faleminderit, më mirë Mbape. Edhe pse para pak ditësh, babai I Nejmar konfirmoi se bisedimet me Paris sën /Zhermen për kthimin e sulmuesit në Camp Nou nuk ishin mbyllur, duket se Barcelona ka ndryshuar objektiv për merkaton e transferimeve të vitit tjetër.
Në fakt kthimi I mundshëm I Neymar kishte krijuar një përcarje te bordi drejtues I klubit katalanas, madje sipas El Mundo Deportivo, disa prej përgjegjësve kishin kërcënuar me dorëheqje, ndërsa interesi për sulmuesin francez duket se është unanim.
Mbape ka disa avantazhe në krahasim me Nejmar, është më I ri se braziliani, më I përshtatshëm për rolin e qendërsulmuesit që aktualisht e bën Luis Suarez kështu që ai shihet si pasuesi I uruguajanit e për më tepër ai ka ende shumë mundësi për t’u përmirësuar. Gjatë kësaj vere u fol shumë për rikthimin e djalit plangprishës në shtëpi, ku përballë ishte një skuadër që bëri shumë zhurmë për dicka të tillë, ndërkohë që skuadra tjetër ngriti një pengesë të madhe, e si përfundim asgjë nuk ndodhi, me Nejmar që qëndroi te Paris Sën Zhermeni.
Pikërisht për këtë arsye emri I Mbape duket se është zgjidhja më e mirë. Transferimi I nejmar te Barcelona u duk I pamundur gjatë kësaj vere dhe kjo vlen edhe për Mbape. Kontrata e sulmuesit francez me parizienët skadon në 2022 ashtu sikurse edhe ajo e Nejmar dhe është e vështirë që Paris Sën Zhermeni ta lejojë atë të largohet përpara këtij viti. Megjithatë,kjo ide Barcelonës I pëlqen. Tani klubi ka kohë për të gjetur një përgjigje për pyetjen hamletike: Mbape apo Nejmar, Kjo është cështja.
Sfidanti.al