Ideja e Florentino Perez; sfidë Nadal-Federer në ‘Bernabeu’ me 80 mijë tifozë

Rivaliteti legjendar mes Roxher Federer dhe Rafael nadal shkon përtej tenisit, madje shkon kaq larg sa te Reali I madridit po mendohet seriozisht organizimi I një ndeshje ekzibicioni mes këtyre dy emrave të mëdhenj të tenisit botëror dhe që do të hynte në historinë e këtij sporti.

Objektivi është që të thyhet rekordi I shikuesve për një ndeshje tenisi me 80 mijë tifozë. Ajo që e zbuloi këtë nismë të mundshme ishte e përditshmja ABC, sipas së cilës, Perez për motive kryesisht financiare ka menduar për këtë event botëroro. Deri tani rekordin për numrin më të madh të shikuesve e mban sfida e vitit 2010 mes Serena Uilliams dhe Kim Klajsters që u zhvillua përballë 35681 shikuesve

Perez e dëshiron që ta dyfishojë këtë shifër duke I bërë edhe një dhuratë të shkëlqyer Nadalit që ka lindur në Majorka, por që është një tifoz I flaktë I Realit të Madridit dhe për 33 vjecarin të luajë në tempullin e ‘Los Blancos’ kundër rivalit të tij më të madh është vërtet një ëndërr.

Sfidanti.al