E vështirë të imagjinohet një ndeshje më e veshtirë dhe më e rivalizuar në Botërorin e Basketbollit për meshkuj se ajo gjysmëfinale mes Spanjës dhe Australisë. Ishte një ndeshje që kërkoi 2 kohë shtesë dhe që në fund pa triumfues lojtarët e Serxho Skariolo që u bënë kështu finalistët e parë të këtij evenimenti.
95-88 ishte rezultati përfundimtar I kësaj sfide me spanjollët që luajnë finalen e dytë të një botërori, pas asaj të luajtur në 2006 kur fituan edhe titullin botëori. Australia kryesoi në rezultat për një pjesë të mirë të kohës së rregullt, por Spanja nuk u dorëzua në asnjë moment, ndërkohë që faktor vendimtar për të u bë pikërisht Mark Gasol që në moshën 34 vjecare zhvilloi një ndeshje fenomenale teksa shënoi 33 pikë.
Por në këtë pikë nuk duhet harruar as Serhio Jul që u tregua I saktë në 2 gjuajtje për 3 pikë në shtesën e dytë. Këtyre dy basketbollistëve iu shtohet edhe Riki Rubio që me 19 pikët e tij dha një kontribut të rëndësishëm në fitoren e skuadrës së Spanjës. Australia nga ana e saj e la parketin me kokën lart e ndërgjegjshme për sfidën e zhvilluar ku meritën kryesore e kishte Pati Mills me 32 pikë të shënuara.
Sfidanti.al