Juventus, llogaritë nuk dalin; borxhet rriten në 464 milionë Euro

Efekti Ronaldo po peshon shumë mbi bilancin financiar e Juventusit. Në 6 mujorin e fundit, Exor, kompania që zotëron 63.77% të aksioneve të klubit, nxjerr zbuluar llogaritë e bardhezinjve që janë rënduar pas ardhjes së portugezit; borxhet neto janë rritur me 154 milionë Euro brenda 1 viti duke shkuar në 464 milionë Euro , ndërsa pasuria neto shkoi nga 72 në 32 milionë Euro, ndërkohë që bilanci financiar do të mbyllet me një humbje prej rreth 40 milionë Euro .

Kjo situatë e bën akoma më të fortë obsesionin për të fituar Ligën e Kampioneve nga e cila Zonja e Vjetër do të përtfitojë mjaftueshëm për të frenuar borxhet që janë në rritje të vazhdueshme që rezultojnë se janë herë më të larta se pasuria e klubit

Nëse në aspektin e imazhit, blerja e Ronaldos ishte një sukses I jashtëzakonshëm, për llogaritë financiare ai ka pasur efektin e kundërt kjo sepse me të në skuadër, juventus e ka cuar stekën më lart dhe si pasojë ka rritur edhe koston e administrimit të skuadrës që është 294 milionë Euro

Sfidanti.al