Besojeni Ronaldon! Jam adaptuar plotësisht te Juventusi, nuk jam mashtrues…

Kristiano Ronaldo, në përbërje të Juventusit, ku erdhi nga Reali i Madridit, gradualisht po i afrohet fundit të sezonit të parë, gjatë të cilit ai arriti të fitojë Superkupën dhe Skudeton (kampionati italian).
Ndoshta, sa u përket titujve, Ronaldo nuk është shumë i kënaqur, por, sidoqoftë, ai thotë se është adaptuar mirë në mjedisin e ri, ndërsa edhe tregoi se ai nuk është mashtrues.
“Gjëja e parë që unë bëj, kur vij në ndonjë klub të ri, është që të bëhem pjesëtar i plotë i tij. Etika ime e punës kudo është e njejtë. Kur shkoni në një mjedis të ri, ju duhet të tregoheni modest, por ndërkohë duhet të punoni që të përmirësoheni si sportist. Unë erdha te Juventusi dhe u adaptova shumë mirë. Ata më panë dhe e kuptuan se unë nuk jam mashtrues. Kudo që kam shkuar në dhomat e zhveshjes, unë flas vetëm për futbollin dhe gjëra normale, asgjë tjetër”, vuri në dukje Ronaldo.
Sfidanti.al