Krahasimi i Mançinit: Poçetino dhe Klopi do të kishin fund të keq në Itali!

Trajneri i përfaqësueses italiane, Roberto Mançini, bëri një koment mbi komentin e Zhoze Murinjos për Maurisio Poçetinon dhe Jyrgen Klopin, të cilët, sipas trajnerit portugez, kanë gjithnjë mbështetje, megjithëse nuk i realizuan ambiciet e përcaktuara të Totenhemit dhe Liverpulit.
Mançini u përqendrua te Poçetino dhe Klopi, duke theksuar se me atë që arritën, të dy këta trajnerë në Itali do të kishin një fund të keq.
“Ne dimë që t’i hiperbolizojmë punët në Itali. Ja, për shembull: Poçetino ka pesë vite te Totenhemi dhe ka shpenzuar shumë para, por nuk ka fituar asnjë trofe. Në Itali, një trajner të tillë do ta kishin “zhdukur” për një diçka të tillë, kurse te Totenhemi ai akoma punon atje, ndërsa përpiqet që ta bëjë punën më mirë. Liga e Kampioneve nuk fitohet lehtë, në të asnjëherë nuk është e lehtë të fitosh ndeshje”, deklaroi Mançini, duke shtuar:
“Klopi dhe Liverpuli janë një shembull i ngjajshëm. Gjatë tre viteve, nuk kanë fituar asnjë trofe, megjithëse ky sezon është i shkëlquer për ta”.
Sfidanti.al