Media angleze shkruan se Mançester Siti ka në plan ta paguajë klauzolën e shitjes së “perlës” së re portugeze, Zhoao Feliks, të Benfikës së Lisbonës, që kushton plot 120 milionë euro. Siti planifikon që ta shesë Gabriel Zhesusin e pakënaqur dhe, në vend të tij, të sjellë në “Etihad” futbollistin mjaft të talentuar portugez, Feliks, që ka entuziazmuar shumëkend me lojrat e tij fantastike.
Interesante është se edhe Juventusi do që të blejë te Benfika dhe ai është i interesuar për mbrojtësin Ruben Dias, duke qenë se Matijs de Ligt është bërë “i paarritshëm”, ndërkohë që Kostas Manolas nuk është më në “listën e dëshirave” të Masimo Alegrit që, në fakt, po kërkon një zëvendësues të denjë për Xhorxho Kielinin që ndodhet pranë pensionimit. Në këtë pozicion, në të ardhmen, te Juventusi shohin Ruben Diasin, për të cilin, sikurse thuhet, klubi torinez do t’i dërgojë Benfikës ofertën përkatëse.
Sfidanti.al