Vendim radikal: Zijesh i Ajaksit nuk do të agjërojë gjatë Ramazanit!

Ramazani, muaji i shenjtë i myslimanëve që fillon më 5 maj, praktikisht i detyron të gjithë besimtarët myslimanë që gjatë kohës nga lindja deri në përëndim të diellit të mos fusin në gojë ushqim dhe lëngje, përfshi edhe ujin. Në këto kushte, shumë futbollistë myslimanë që agjërojnë me rigorozitet, kanë probleme në fushën e lojës.
Një vëmendje e madhe iu kushtua mosrespektimit të agjërimit vitin e kaluar nga ana e Mohamed Salahut të Liverpulit, kurse tani ka ardhur radha e futbollistit maroken të Ajaksit të Amsterdamit, Hakim Zijesh, për të cilin te ky klub holandez kanë vendosur që t’i bëjnë një “spostim” Ramazanit.
“Ju nuk mund të luani me stomakun bosh të dielën në finale të Kupës dhe më pas, të mërkurën, në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve, madje ndoshta edhe në finalen potenciale të saj. Ky vendim ndoshta nuk është në rregull për myslimanët e tjerë, por ne besojmë se ata do të na mirëkuptojnë se ne këtë e bëjmë në interes të futbollit”, deklaroi presidenti i federatës holandeze të futbollit, Mihael Van Prag.
Sfidanti.al