Barcelona, Rakitic kërkon largimin; Interi ‘zgjat antenat’ dhe pret

Ndërsa e ardhmja e trajnerit Spaleti nuk është përcaktuar ende, te Interi e kanë të qartë se më me urgjencë është gjetja e një playmakeri në fushën e lojës dhe për këtë zikaltrit i kanë hedhur sytë nga përfaëqëusesje kroatë. Bisedimet për Modric nuk janë shuar ende, por së fundmi mga Spanja vijnë sinjale pozitive edhe në lidhje me Ivan Rakitic për të cilin në ditët e fundit është folur se Interi ka përgatitur një ofertë.

Lajmet e fundit flasin për dëshirën e Rakitic për t’u larguar në merkaton e muajve të verës që ai ua ka shprehur edhe drejtuesve të klubit katalanas. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’, ardhja e De Jong dhe me shumë mundësi edhe ajo e Rabiot ia ngushton ndjeshëm hapësirat Rakitic në skuadër me kroatin që në këtë moment po vëzhgon lëvizjet e klubit në mesfushë dhe për këtë arsye po mendkion seriozisht për propozimin interist

Klubi milanez nga ana e tij, po studion anën ekonomike të transferimit për të gjetur mënyrën e realizimit të tij. Rakitic, tashmë 30 vjecar, përfiton 5 milionë Euro neto në vit, shifër së cilës i shtohen edhe bonuse të tjera me futbollistin që do të presë një rritje të kësaj page nëse pranon kalimin te Interi. Kjo mund të ndikojë edhe në ekuilibrin delikat që është në radhët e Interit që do të thotë se do të duhet të studiohet gjatë nga ana e drejtuesve të klubit me këta të fundit që po përballen edhe me cështjen e rinoivimit të kontratës me Ikardin.

sfidanti.al