Lionel Messi dominon botën e futbollit përsa u përket përfitimeve financiare. Të paktën kjo është ajo që rezulton nga klasifikimi i të përditshmes franceze ‘L’Equipe’ për lojtarët më të paguar që aktivizohen në futbollin evropian. Sipas këtij klasifikimi, kapiteni i Barcelonës, Messi është më krye me 8.3 milionë Euro në muaj, sigurisht duke marrë parasysh që në këtë shifër nuk është përllogaritur zbritja e taksave.
Në vendin e dytë është padyshim rivali i tij Kristiano Ronaldo, me portugezin që merr gati gjysmën e pagës së Messit, 4.6 milionë Euro në muaj edhe në këtë rast nuk është llogaritur zbritja e taksave. Podiumin e plotëson një tjetër futbollist që luan në kampionatin spanjoll, Antuan Grizman me 3.3 milionë Euro. Në total, në listën e 10 futbollistëve më të paguar janë 5 lojtarë të La Ligës, 2 të Premier Leagues e Ligue 1 dhe 1 të Serisë A. Në kampionatin francez, më i paguari është Nejmar me 3 milionë /Euro në muaj, ndërsa për të gjetur një lojtar të kampionatit anglez në këtë klasifikim duhet të zbresim në vendin e 8 ku gjendet Aleksis Sancez me 2.3 milionë Euro.
sfidanti.al