Zgjidhet misteri; trupi i gjetur në La Mansh ishte i Emiliano Salës

Është fundi i një tragjedie. Për fat të keq, trupi i gjetur në avionin e rrëzuar në Kanalin e La Manshit në mbrëmjen e 21 janarit ishte i futbollistit Emiliano Sala. Në orët në vazhdim autoritetet do të dorëzojnë trupin e argjentinasut te familja në mënyrë që të kryhet ceremonia mortore e tij. Lajmi u konfirmua nga policia e Dorset që komunikoi se trupi i gjetur u identufikua si ai i ish sulmuesit të Nantës. Më tej policia theksoi se tashmë familjet e futbollistit dhe pilotit David Ibotson e kanë marrë tashmë njoftimin dhe se i gjendet pranë tyre në këto momente të vështira. në komunikatën e policisë theksohet gjithashtu se do të vijojnë hetimet për rrethanat e kësaj vdekjeje.

Ndarja nga jeta e Salës solli reagimin e familjes së tij. ‘Tani mund ta qajmë djalin dhe vëllain tonë-thanë anëtarët e familjes Sala për AFP-duam t’ju falenderojmë të gjithë për ngrohtësinë dhe mbështetjen tuaj në atë që është momenti më i dhimbshëm i jetës sonë. Të shohësh botën që të mobilizohet për të na ndihmuar në kërkimet tona ishte dicka që nuk mund t’i vihet cmim dhe falë kësaj tani do të jemi në gjendje që të nisim të mbajmë zi për djalin dhe vëllain tonë’

Ndërkaq, bota e futbollit është tronditur ndjeshëm pasi mësoi vdekjen në moshën 28 vjecare të Salës. ‘Një lajm i tmerrshëm-tha trajneri i Mancester Sitit, Pep Guradiola, ndërsa Unai Emeri tha: ‘Mendimet tona shkojnë për Nantën dhe Kardifin. Trajneri Uarnok theksoi se nuk ka fjalë për të shpjeguar këtë, ndërsa Shefi Ekzekutiv, Co deklaroi: ‘Ishte një person shumë i mirë, ishte kaq i lumtur që luante këtu’
Mesazhe ngushëllimi dhanë edhe klubet më të rëndësishme Evropiane, ndërsa Nantë vendosi që të tërheqë fanelën me nr.9 që e mbajti Sala gjatë kohës që luante me francezët përpara se të pranonte transferimin te Kardif Siti.

sfidanti.al