Atletik .. më shumë se klub në Bilbao: 50 000 tifozë në futboll femrash!

Ata që e duan tamam futbollin, shkojnë në stadium jo vetëm, kur luan ekipi i parë i zemrës së tyre, por edhe kur luajnë damat të veshura me këpucë futbolli. Dhe dëshmi konkrete është ndeshja çerekfinale e futbollit të femrave mes Atletik Bilbaos dhe Atletikos së Madridit që u luajt në stadiumin e kryqendrës së provincës Baskia “San Mamesh”, ku për ta parë këtë ndeshje kishin ardhur më shumë se 50 000 veta!
Nëse ky është ndonjë rekord botëror, akoma mbetet për t’u verifikuar, por, sifoqoftë, vështirë se ndonjë klub tjetër futbolli femrash të ketë kaq shumë tifozë si ky klub i Bilbaos që është krenaria baske.
Që ky (50 000 veta në stadium) është një rekord spanjoll, nuk ka asnjë dyshim; rekordi i mëparshëm sa i përket ndjekjes së futbollit të femrave ka qenë 35 000 të pranishëm në stadium dhe ai përkiste po Bilbaos.
Barcelona ka si moto se ajo është më shumë se një klub futbolli, por duket qartë se edhe Bilbao mund të konsiderohet si i tillë, pra më shumë se një klub, sepse duket se baskët janë gati të japin gjithçka për klubin e vet.
Sfidanti.al