Ndeshja e kthimit mes boksierëve të peshës së rëndë, Tajson Fjuri dhe Diontej Uajlder, do të zhvillohet më 27 prill ose më 18 maj në kompleksin “Barkli” të Nju Jorkut, njoftoi “Boxing Sceen”.
Ndeshja e parë mes të dy boksierëve të lartpërmendur u zhvillua dhjetorin e kaluar dhe ajo përfundoi në mënyrë dramatike. Tajson Fjuri mezi u ngrit dhe qëndroi në këmbë duke u lëkundur mbas nokdaunit që pësoi në raundin e fundit, por gjyqtarët në fund shpallën se ndeshja doli në barazim.
Edhe ndeshja revansh do të jetë për titullin e kampionit të botës në kuadrin e versionit ËBC (World Boxing Council) të peshës së rëndë.
Sfidanti.al