Fabregas shkakton të qeshura : Ku është Henri, ai më mori në telefon..”

Futbollisti spanjoll Sesk Fabregas erdhi para disa ditësh në Monako dhe para se të shpëngulej në këtë klub “princëror” bëri një deklaratë, me të cilën tani po qeshin të gjithë.
Një kohë të gjatë pati shumë spekulime se në cilin klub do të mund ta vazhdonte karrierën e tij Fabregasi dhe në fund ai zgjodhi Monakon, për arsyen, sikurse tha ai vetë, se në atë klub trajner ishte miku i tij, Tieri Henri. “Arsyeja kryesore se përse unë zgjodha Monakon, është se mua më mori në telefon Henri dhe më tha që ta vija këtu”, deklaroi atëkohë Fabregasi.
Sidoqoftë, sot kjo deklaratë tingëllon qesharake, sepse sapo ai nënshkroi kontratë me klubin e Principatës së Monakos, Tieri Henri u shkarkua si trajner i tij.
Sfidanti.al