Marek Hamshik ishte vetëm një hap larg transferimit në klubin kinez Guangzhu RF, duke qenë se pronarët e këtij të fundit i ofruan atij një pagë prej 10 milionë eurosh për sezon që është mëse dy herë më shumë sesa kapiteni i Napolit merr në klubin e tij aktual. Pritej që transferimi të kompletohej deri në fund të muajt, por bisedimet dështuan, sepse Hamshiku konkludoi se shpërngulja e tij për në Kinën e largët nuk është hapi i duhur që duhet të ndërmerrte ai së bashku me familjen e tij.
“Unë i falendëroj ata për ofertën, por unë nuk luaj vetëm për para. Unë kam nevojë për diçka më shumë se çeqet. Unë dua të ndjej diçka në shpirt”, deklaroi Hamshiku, duke konfirmuar kështu se ai nuk do të shkojë në Lindjen e Largme.
Sa për kujtesë, Hamishiku (32 vjeç) gjatë 12 sezoneve të fundit ka luajtur me Napolin, duke ardhur nga Bresha më 2007. Ai ka shënuar 116 gola, duke mbajtur veshur bluzën napolitane dhe duke tejkaluar, sa u përket golave të shënuar, edhe Diego Maradonën e madh.
Sfidanti.al