Dortmund, tani fillon gara e vërtetë për të gjithë titujt

Nëse Bajerni shkon në fushën e Leverkusenit, kryesuesja e tabelës do të luajë në Frankfurt. Një detyrë jo edhe aq e lehtë për Dortmundin, pasi Ajntrahti është një “uragan” me treshen e sulmit Rebiç-Haler-Joviç, që së bashku kanë shënuar 31 gola këtë sezon. Dueli në Frankfurt për Bundesligën, është vetëm fillimi i një periudhe të ngjeshur dhe ndoshta vendimtare.

Pas një jave do të luhet me Hofenhajmin që, sipas “Bildit” është vetëshpallur kandidat për titull. Për fat, Borusia ka vetëm 1 humbje në 12 ndeshjet e fundit me Hofenhajmin.

Më tej, kalohet në Kupën e Gjermanisë, një garë e dashur për Dortmundin që ka qenë 5 herë në finale në 7 vitet e fundit, duke e fituar dy herë trofeun. Sfida do të jetë me Verderin e Bremenit, një klasike e Kupës, edhe pse kohët e fundit Verderi nuk është më ai i Oto Rehagelit apo Tomas Shafit.

Ja edhe “fronti i tretë”, Championsin. Në shkurt, Dortmundi ndeshet në turin e dytë me Totenhemin, një nga skuadrat më të mira të Anglisë dhe të Europës. Për fatin e gjermanëve, Spërsat nuk do të kenë dy sulmuesit më të mirë, Harri Kejnin dhe Dele Alin, të dëmtuar për të dyja ndeshjet.

Sfidanti.al