Ndodhet me pushime në Itali, por mendjen e ka tek puna. Kur je trajner është ndryshe në krahasim me futbollistin, përgjegjësia është e madhe, dhe këtë e ndjen edhe Zinedin Zidan, që ka bërë një telefonatë urgjente dhe të vështirë. Francezi i Realit formoi një numër të njohur dhe kur, në krahun tjetër, u hap telefoni, ai tha: “Kristiano, jam Zizuja”. Pas përshëndetjeve të zakonshme, trajneri i Realit i tha shkurt dhe me vendosmëri Ronaldos se përse e kishte marrë. “Dua që të qendrosh në ekip, – ishin fjalët e tij, – kemi nevojë për ty, dhe kemi shumë trofe të tjera për të fituar bashkë”.
Zidan e di sesa e rëndësishme është prania e Ronaldos në skuadrën madrilene, dhe jo vetëm për golat e shënuar. Ai po përpiqet t’i ndërrojë mendjen ndërsa CR7 ka deklaruar se e ka marrë vendimin për të ikur nga “Bernabeu” (besohet për shkak të skandalit të taksave). Edhe disa lojtarë i kanë telefonuar, mes të cilëve besohet se është kapiteni Sergio Ramos, por disa të tjerë (sipas mediave) mendojnë se kërcënimi i Ronaldos është thjesht një manovër për të rritur rrogën. Ata besojnë se Kristiano nuk dëshiron të mbetet prapa Mesit në të ardhurat nga klubi, tani që argjentinasi po rinovon me Barcelonën.
Sfidanti.al