Zemër e madhe: Eto do t’i blejë shtëpi ish-kapitenit të Kamerunit

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Çeksit Samuel Eto do t’i blejë shtëpi ish-kapitenit të përfaqësueses kamerunase Nober Ovona që ka mbetur pa strehë. Ovona që tani është 67 vjeç dhe që ka luajtur me Kamerunin në fillim të viteve 1970, tani është i detyruar që të jetojë në rrugë, pasi e shiti shtëpinë e tij që me paratë e fituara nga shitja e saj të kuronte të ëmën e sëmurë. Eto ndërmori një veprim kortezie përshtypjelënës, duke e takuar këto ditë Ovonën, të cilit ai i premtoi se do t’i blejë një shtëpi dhe do t’i falë edhe 500 000 franka!

Ish-kapiteni i përfaqësues kamerunase para ca kohësh u ankua se qeveria e ka lënë atë të jetojë si kafshë, ndërkohë që ai meriton një trajtim më të mirë.

Sfidanti.al