Pesë emra të rinj në përfaqësuesen angleze

Traneri i Anglisë, Garet Sauthgejt, shpalli listën prej 23 lojtarësh që do të luajnë me Spanjën në kuadrin e Ligës së Kombeve, më 8 shtator, dhe një ndeshje kontrolli tri ditë më vonë me Zvicrën. Midis të zgjedhurvetë Sauthgejtit bien në sy pesë emra të rinj në krahasim me ekipin anglez që zuri vendin e 4-të në Botërorin e fundit të Rusisë.

Mbrojtësi i Liverpulit, Xho Gomez, u kthye në ekip, pasi gjatë verës kuroi dëmtimin. Bashkëlojtari i tij në “Enfild”, Adam Lalana, dhe mbrojtësi i Barnlit, Xhejms Tarkovski, po ashtu, kanë marrë ftesa, duke qenë se të dy ata kanë qenë në listën rezervë të Sauthgejtit për kampionatin botëror të Rusisë.

Emri i ri i fundit është portieri i Sauthemptonit, Aleks MekKarti, që do të zëvendësojë Nik Poupin e dëmtuar.

Sfidanti.al