Ferrari i con në qiellin e shtatë tifozët e tij. kimi Raikkonen dhe Sebastian Fetel bënë të mundur që kokëkuqja italiane të dominojë provat zyrtare të Cmimit të madh të Monzas në ndalesën e radhës në Formula 1, dicka që tifozët italiane të kësaj skuderie nuk e shihnin prej 18 vitesh. Pole positioni këtë radhë i takoi pikërisht Kimi Raikonen që vendosi edhe një rekord të ri me kohën 1 minutë 19 sekonda e 119 të mijtat. Fetel e pati të vështirë të thyejë kohën e shokut të tij të skuadrës dhe u detyrua të kënaqej me vendin e dytë me 161 të mijtat më shumë.
Pas makinave Ferrari, në vijën e dytë të nisjes u renditën 2 makinat Mercedes me Ljuis Hamilton që shënoi kohën e tretë më të mirë i ndjekur nga Valteri Botas në vendin e katërt. Red Bull është në pozita mjaft të vështira me Vershtapen që u rendit i pesti me rreth 1.5 sekonda më shumë se Raikkonen ndërkohë që Ricardo ashtu sikurse edhe Erikson e hulkenberg do të nisin garën nga vendet e fundit për shkak të ndërrimit të njësisë së fuqisë së motorit të makinave të tyre.
sfidanti.al