Përralla e bukur vazhdon: Luksemburgu me ekip në Ligën e Evropës!

Mbas Dritës kosovare dhe Legias polake. F91 Dudelanzh i Luksemburgut nxori jashtë konkurrimit edhe Kluzhin rumun, duke shënuar një sukses historik, pasi arriti të siguroi vend në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

Pasi kishte fituar 2-0 në Luksemburg, Dudelanzhi fitoi edhe në Rumani (2-3), duke arritur një sukses të madh të paparë në historinë e kësaj principate të vogël. Ky klub luksemburgas është i pari në historinë e këtij vendi që kualifikohet për në fazën e grupeve të një konkurrimi evropian.

Sfidanti.al