F1 shuhen dyshimet; miratohet kalendari i ri me Gjermanine

Formula 1 publikoi kalendarin e saj per vitin 2019 qe do te duhet te aprovohet edhe nga FIA ne Keshillin e saj qe do te mbahet ne 12 tetor.  Tashme jane shuar te gjitha dyshimet per Cmimin e Madh te Gjermanise dhe ate te Japonise qe do te jene ne kalendarin e ri. Hokenhajmi dhe Suzuka jane pistat ku do te zhvillohen garat ne keto dy vende, nderkohe qe starti i Boterorit do te jete si zakonisht ne Australi ne 17 mars. Persa i perket pushimeve, periudha do te jete 4 gusht pas gares se Hungarise-1 shtator kur do te mbahet Cmimi i Madh i Belgjikes.

Gara e fundit e boterorit te ri te Formula 1 do te jete ne dhjetor ne abu Dabi. Ne total do te jene 21 gara ku perfshihet edhe ajo e Monzes qe do te zhvillohet ne 8 shtator.

Per t’u theksuar eshte se ne 2019, Formula do te arrije edhe kuoten e 1000 garave te zhvilluara ne historine e saj qe nga viti 1950 dhe e gjithe kjo do te korrespondoje me garem e Shangait.

Sfidanti.al