Ja edhe shorti për fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve dhe goglat deshën që Crvena Zvezda të binte në një grup me Liverpulin, Napolin dhje PSZH-në. Doli se shumë tifozë të Liverpulit nuk dinin asgjë për ekipin serb, madje kishte edhe nga ata që e dëgjonin emrin e Zvezdës për herë të parë. Një fakt i tillë e preku aq shumë një tifoz serb, saqë ai dha në rrjetet sociale një përgjigje shumë origjinale, madje edhe provokuese:
“Ju nuk e dini se kush dreqin është kjo Crvena Zvezda? Ua them unë: ky ekip ka më shumë trofe evropianë sesa Arsenali, Totenhemi dhe Mançester Siti së bashku!”, shkroi ky tifoz serb, duke aluduar hapur se Crvena Zvezda ka fituar Kupën e Kampioneve të Evropës (1991), kurse asnjë nga tre klubet anglezë të lartpërmendur nuk ka fituar asnjë trofe evropian.
Sfidanti.al