Një ndeshje në nderim të kujtimit të lojtarëve të shuar të Çapekoenses u zhvillua në Brazil. Yje të rëndësishëm të futbollit brazilian dolën në fushën e stadiumit “Pakaembu” të Sao Paulos, ndërsa dhurimet i shkuan Institutit të Projektit Nejmar Zhunior në Praia Grande, një fondacion për fëmijë i krijuar nga sulmuesi i Barcelonës. Mes atyre që luajtën ishin Nejmar, Kaka, Robinjo, Gabriel Zhezus (shkon tek Man. Siti në janar), por edhe njerëz që nuk kishin lidhje me futbollin si Felipe Masa. Skuadrat që u ndeshën quheshin “Trimëria” (Ousadia në portugalisht), që edhe fitoi 13-9, si dhe Progresi (Pedalada). Çapekoense humbi 19 lojtarë në aksidentin ajror që ndodhi në Medelin në Kolumbisë në 28 nëntor, ku ndërruan jetë plot 71 persona.
Sfidanti.al