Vrapim në diell dhe tërheqje veshi, “kura Ten Hag” për yjet e Junajtidit!

Statistikat ishin që futbollistët e “djajve të kuq” vrapuan shumë më pak sesa ata të Brentfordit në humbjen 0-4 të së shtunës në Premier Ligë. Kjo bëri që trajneri Erik Ten Hag ta cilësonte ndeshjen si “për t’u hedhur në kosh”, dhe të reagonte. Ai anuloi ditën e pushimit (të dielën), shkoi shpejt në qendrën stërvitore dhe u mbajti një fjalim kritikues lojtarëve të tij, e më pas i bëri që të vraponin nja 12 kilometra në mes të diellit. Gjithsesi, nuk dihet sesa efekt do të ketë “kura” e holandezit, ndërsa sjellja e Kristiano Ronaldos duket se ka ndikim tepër të keq në ekip. Portugezi refuzoi këshillën e zv. trajnerit Meklaren që të shkonte e të përshëndeste tifozët e Man. Junajtidit pas humbjes.

Sfidanti.al