Alegri kënaqet përgjysmë me Juventusin, nuk shqetësohet për Di Marinë!

Fitorja ishte e thellë, por ai është trajner që ka fituar shumë dhe nuk impresionohet lehtë. Masimiliano Alegri e pa gotën gjysmë të mbushur pas suksesit 3-0 në startin e Serisë A ndaj Sasuolos. “Ndeshjen e nisëm shumë mirë, – tha tekniku, – por më pas nisëm të humbisnim disa topa dhe u ndodhëm në vështirësi. Duhet të jemi më të qetë në momente të tilla dhe të dimë të rezistojmë derisa të kalojnë. Po punojmë dhe po përmirësohemi, por nuk jemi ende aty ku duhet”. Përsa i përket lojtarëve të ardhur në verë, Alegri u shpreh i mrekulluar nga mbrojtësi brazilian Bremer, po ashtu lavdëroi Di Marinë, ndërsa nuk ishte shumë i shqetësuar për dëmtimin e tij. “Kishte probleme edhe më parë, të shohim vizitën mjekësore, janë gjëra që ndodhin”, – tha trajneri.

Sfidanti.al