Verstapeni: E merituam fitoren e dyfishtë, një sukses i rëndësishëm

E dinte nga përvoja se sezoni ishte plotësisht i hapur. Edhe pse Ferrari ishte shumë i fortë dhe mbetet po i tillë, sërish kampioni i botës, Maks Verstapen synon të mbrojë titullin e tij të fituar vjet. Ai është 27 pikë prapa Lëklerkut të Ferrarit në renditje, duke pasur dy fitore dhe dy dalje nga gara, dhe e di se me një makinë më të besueshme mund të bëhet shumë. “Në Imola fitorja e dyfishtë ishte e merituar, – tha holandezi i Red Bullit, që pati pas vetes shokun e ekipit, Sergio Perez, – ishte e vështirë, edhe për shkak të motit të paqendrueshëm të së dielës, por ia dolëm mirë. Gjatë gjithë fundjavës ishim të fortë, ndonëse është e vështirë të fitosh gjithçka siç bëmë ne. Gara për titull mbetet e hapur”.

Sfidanti.al