Që trajneri argjentinas është i “pushkatuar”, kjo është e sigurt. Tek Paris SG duket se do të ketë “transfuzion” të fuqishëm, që nis me Maurisio Poçetinon e mund të vazhdojë me lojtarë si Nejmar apo edhe Mesi, ndërsa ende nuk dihet saktë se cili do të jetë fati i Kilian Mbapesë. Drejtuesit e PSG-së nuk mbetën aspak të kënaqur nga sezoni, që ishte dështim në Champions, pavarësisht përforcimeve përrallore të verës si Mesi, Ramosi, Vajnaldumi, Hakimi apo Donaruma. Largimi i Poçetinos, gjithsesi nuk dihet nëse do të pasohet me ardhjen e Zinedin Zidanit, për të cilin është folur shpesh. Sipas mediave britanike, Antonio Konte ka ofruar shërbimet e tij për klubin francez, edhe pse mbetet me kontratë tek Totenhem Hotspuri. Me gjasë, italiani gjykon se ambiciet e sheikëve në “Parkun e Princave” janë më të mëdha sesa në Londër dhe se sheikët do të jenë gati të shpenzojnë më shumë për të pasur një skuadër që të fitojë Championsin.
Sfidanti.al