Ka nga ata analistë në SHBA që thonë se Sëlltiksat janë të një skuadër shumë e rrezikshme, edhe pse nuk dolën në vendin e parë në Konferencën e tyre. Gjithsesi, viti 2022 ka qenë i shkëlqyer për Bostonin dhe këtë po e tregon edhe me dominimin ndaj një ekipi me shumë pretendime si Bruklin Nets. Fitorja 109-103 në Nju Jork bëri që epërsia të jetë 3-0, dhe që Sëlltiksat të jenë vetëm 1 fitore larg kualifikimit. Kundërshtarëve nuk u bënë punë dy yje shumë të mëdhenj si Kevin Duranti dhe Kajri Irvingu. Një skuadër me lojtarë shumë të fortë fizikisht dhe atletikisht, që mbrohet shumë mirë dhe që sulmon shpejt. Xhejzën Tatëm, ylli i saj kryesor, shënoi 39 pikë, ndonëse gaboi shumë në gjuajtje, Xhejlën Braun shtoi 23 pikë dhe Smart pati 14. Të 9 basketbollistët që hynë në fushë shënuan kosha. Duranti ishte dobët për vendasit, i mbuluar fort, duke shënuar vetëm 16 pikë, dhe pse pati 8 topa në tabela e 8 asistë. Kajri Irving po ashtu realizoi vetëm 16 pikë si dhe shërbeu 9 asistë, ndërsa më i miri ishte Braun me 26 pikë.
Sfidanti.al