Dueli i pafund Mesi-Ronaldo për titujt: Rezultari është 39-35!

Argjentinasi nuk ishte në maksimum këtë sezon dhe kontributi i tij tek Paris SG nuk u vlerësua me nota maksimale, pavarësisht numrit të madh të asisteve. Nuk ka qenë normale për Lionel Mesin të shënonte vetëm 4 gola në një edicion të kampionatit, por në Ligën e Parë të Francës ndodhi pikërisht kështu. Sidoqoftë, në fund vlejnë trofetë dhe Mesi fitoi titullin kampion me PSG-në, duke qenë ky trofeu i 39-të në karrierë. Në duelin e përjetshëm me rivalin e tij të madh, Kristiano Ronaldo, argjentinasi udhëheq me 4 tituj më shumë. CR7 ka 35 trofe deri tani. Në fushën e lojës, “Pleshti” pati 23 gola dhe asistë në 29 ndeshje për parizienët, por për një lojtar të nivelit të tij gjithnjë janë pak.

Sfidanti.al