Lojtarët i ka të shkëlqyer, madje në të gjithë repartet. Që nga Hugo Joris në portë, Varan, Mendi, Kimpembe, Pavar e Hernandez në mbrojtje, Pogba, Kante e Koman në mesfushë, si dhe Mbape, Benzema, Grizman, Zhiru e Dembele në sulm, Franca është padyshim skuadra më e frikshme e Europës. “Gjelat”, kampionë të botës në fuqi, duan të përsërisin suksesin edhe në Europian, dhe trajneri francez Arsen Venger beson se ata janë favoritë absolutë.
“Franca është shumë e fortë, – thotë ish-trajneri i Arsenalit, – madje, ekipi i Deshampit ende nuk ka arritur kulmin e formës, dhe kjo sepse është ende e re në moshë. Nuk po flasim për favoritë, por për superfavoritë. Imagjinoni lojtarët që kanë. Në stol do të jenë 11 lojtarë që padyshim mund të jenë titullarë në çdo kombëtare tjetër të botës”. Vengeri thotë se Anglia është skuadra më e fortë dhe kërcënimi më i madh për Francën, pasi “ka lojtarë të nivelit maksimal, disa të rinjm, por shumë të talentuar si Maunt, Foden, Grelish, Rajs, e padyshim Harri Kejn me disa lojtarë me përvojë”.
Sfidanti.al