Uillkins insiston: Nëse shesin Hazard do të ndërpres abonimin

Ish lojtari i Chelseat, Rej Uillkins insiston se Eden Hazard nuk duhet të largohet nga “Stamford Bridge”. Lajmet për kalimin e yllit belg tek Real Madrid sa vijnë e shtohen, për shkak se Zinedin Zidan është një fans i madh i Hazard.

Por një gjë e tillë ka irrituar ish futbollistin e Çelsit, i cili kërkon që të mos shitet Hazard, ose në të kundërtën do të ndërpres abonimin vjetor. “Besoj se si Abramoviç nuk do të dëgjojë asnjë ofertë për Hazard, sepse ai nuk mund të zëvendësohet. Nëse e shesin, atëherë unë do të ndërpres abonimin tim vjetor”, ka thënë Uillkins për Sky Sports. “Nëse Çelsi dëshiron të bëhet skuadra më e mirë, pse duhet të shesë? Kurrë nuk do të bëhet skuadra më e mirë, sepse ai është fantastik”.