Federata Botërore e Futbollit (FIFA) do t’i japë pagë futbollistit të Evertonit, Sejmush Kolman, gjatë të gjithë kohës që ai do të rimarrë veten pas dëmtimit të rëndë që pësoi në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës “Rusi-2018” mes Irlandës dhe Uellsit. Në ndeshjen e Grupit D kualifikues, të zhvilluar fundjavën e kaluar mes të dy ekipeve përfaqësues të mësipërm, mbrojtësi i majtë i Uellsit, Nil Tejlor, i ndërhyri shumë rëndë Kolmanit, duke ia thyer atij këmbën e djathtë në dy vend dhe duke i tmerruar lojtarët që ia panë këmbën të përthyer si një degë të thyer peme.
Sidoqoftë, Kolmani u operua me sukses. FIFA, që nga viti 2012, po aplikon një program të mbrojtjes së klubeve, duke bërë të mundur që “Shtëpia botërore e futbollit” dhe jo klubet të paguajnë lojtarët që dëmtohen në ndeshjet mes ekipeve përfaqësuese.
Sipas mediumeve britanikë. Kolmani fiton në javë 52 000 euro.
sfidanti.al