Leo Mesi insiston se nuk e ka fyer gjyqtarin anësor, por thjeshtë ka mërmëritur me veten e tij. FIFA e pezulloi kapitenin e argjentinës për katër ndeshje, për shkak të fyerjeve që kishte bërë në drejtimit të gjyqtarit anësor në ndeshjen ndaj Kilit. Por, argjentinasi insiston se asnjëherë nuk e ka fyer drejtpërdrejtë gjyqtarin.
“Fyerjet e mija asnjëherë nuk i ishin drejtuar asistentit të gjyqtarit, por i kam thënë me vetë”, ka thënë Mesi për gazetën argjentinase, La Nacion.