Kush të dëshirojë, le të urdhërojë – Monako në delir me Mbapen

Sulmuesi i ri i Monakos, Kilian Mbape, me siguri që do të jetë lojtari më i kërkuar, gjatë kësaj vere, në Evropë. Ai po luan në një mënyrë jashtëzakonisht të mirë dhe, ndërkohë, është vetëm 18 vjeç. Për shërbimet e tij interesohen klube të tillë, si Junajtidi, Barcelona dhe Reali i Madridit. Mediumet francezë thonë se Monakoja ka përcaktuar çmimin për futbollistin e vet më të vlefshëm, 130 milionë euro! Sidoqoftë, nëse ndonjë klub do të shprehë gatishmërinë që ta paguajë këtë çmim, atëherë, ai do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në botë. Mbape, në këtë sezon, ka luajtur në të gjithë konkurrimet 32 ndeshje dhe ka shënuar 19 gola.

sfidanti.al