Mister Guardiola, Mançini nuk flet në ajër për Premier

Mançester Siti është ekipi më i fortë në Premier Ligën angleze dhe ai duhet të luajë shumë më mirë nën drejtimin e Pep Guardiolës, konsideron ish-trajneri i “qytetarëve” Roberto Mançini që thotë se është befasuar nga problemet, me të cilët është ndeshur Guardiola, qëkur ka ardhur te Siti, duke shtuar se ka mundësi që ish-trajneri i Barcelonës dhe i Bajernit të Mynihut e ka nënvlerësuar fortësinë e Premier Ligës angleze. Siti e fitoi titullin e parë në Premier Ligë, më 2012, nën drejtimin e Mançinit, ndërsa, tani, ndodhet në vendin e 3-të me 12 pikë më pak se Celsi. Po ashtu., Siti u skualifikua në një të tetën e Ligës së Kampioneve.

“Unë e konsideroj Guardiolën si një trajner të mirë. Por, ekipi po vuan dhe duket se ka një arsye për këtë. Në Spanjë, si trajner i Barcelonës, ai kishte ne dispozicion Mesin, Iniestën dhe një ekip fenomenal. Duhet të shtohet se La Liga është një garë, ku konkurrojnë vetëm dy ekipe. Reali është i vetmi rival. Po ashtu, edhe në Gjermani, ku i vetmi pretendent për titull është Bajerni i Mynihut. Kurse, në Angli, kemi një histori tjetër, duke qenë se, nganjëherë, ka edhe gjashtë ekipe që luftojnë për titull”, thotë Roberto.

sfidanti.al